Skip to content
Home » Nga librat: Shenja e Ibrahimit (Pjesa 2)

Nga librat: Shenja e Ibrahimit (Pjesa 2)

Shenja e Ibrahimit (Pjesa 2) – Kur’aniShenja e Abrahamit (Pjesa 2) – Taurat

Surat 37: 83-84,99-101 (The Saffat)

83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.

84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.

99. Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”

100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!

101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).

Zanafilla15:1-6

15 Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”.

Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”.

Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: “Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im”.

Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt”.

Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh,” pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”.

Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë.