Skip to content
Home » Dita 5 – Shejtani zbret për të goditur Mesihun

Dita 5 – Shejtani zbret për të goditur Mesihun

Profeti Isa el Masih a.s kishte profetizuar shenjat e kthimit të tij në tokë në ditën 4 të javës së tij të fundit. Më pas Inxhili tregoi se si udhëheqësit fetarë donin ta arrestonin. Shejtani (ose Iblisi) e përdori këtë si një mënyrë për të goditur profetin – armikun e tij të shpallur. Ja si është regjistruar.

Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë. Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli. Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.  Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte. Ata u gëzuan dhe i premtuan t’i japin para. Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t’ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma. (Luka 22: 1-6)

Ne shohim se Satani/Shejtani përfitoi nga ky konflikt për të ‘hyrë’ në Judë për të tradhtuar profetin. Kjo nuk duhet të na habisë. Surja Fatir (Surah 35 – Fillestar) dhe Surja Ja-Sin (Surah 36 – Jasin) thonë për shejtanin se:

Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit. (Surah Fatir 35:6)

O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? (Surah Ya-Sin 36: 60-62)

Nga fundi i Inxhilit, shejtani përshkruhet në një vegim:

Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan, por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell. Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij. (Zbulesa 12: 7-9)

Satani është gjithashtu armiku juaj i shpallur, i paraqitur si një dragua i fuqishëm me mjaft dinakërinë për ta çuar botën në rrugë të gabuar. Ai ishte përpjekur më parë për ta tunduar Profetin Isa el Masih a.s. Tani, si profetizoi qysh në kopësht me Hazret Ademin, ky armik mori kontrollin e Judës për të shkatërruar profetin Isa el Masih a.s. Siç shënon Inxhili:

Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar. (Mateu 26: 16)

Dita tjetër – dita 6 – ishte Festa e Pashkës që Profeti Musa a.s. kishte filluar 1500 vjet më parë. Si do ta gjente Satani, nëpërmjet Judës, mundësinë e tij në këtë ditë të shenjtë? Ne do e shikojmë këtë në vazhdim.

Përmbledhje e ditës 5

Afati kohor tregon se si në ditën e 5-të të kësaj jave, dragoi i madh, Satani, lëvizi për të goditur armikun e tij më të madh – Profetin Isa al Masih a.s.

Shaytan, the Great Dragon, enters Judas to strike the Prophet Isa al Masih

Shejtani, Dragoi i Madh, hyn në Judë për të goditur Profetin Isa al Masih

Shkarkoni PDF të të gjitha Shenjave nga Al Kitab si një libër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *