Kur’ani- Sureja 37: 102-110 (Saffat) | Tevrati: Zanafilla 22:1-18 |
Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” 105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! 106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. 107. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm. 108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm. 109.Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! 110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. | 22 Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: Abraham!!” Ai u përgjegj: “Ja ku jam”. 2 Dhe Perëndia tha: “Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj”. 3 Kështu Abrahami u ngrit herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shërbyes dhe të birin Isak dhe çau dru për sakrificën; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte thënë Perëndia të shkonte. 4 Ditën e tretë Abrahami ngriti sytë dhe pa së largu vendin. 5 Atëherë Abrahami u tha shërbyesve të tij: “Rrini këtu bashkë me gomarin; unë dhe djali do të shkojmë deri atje dhe do të adhurojmë; pastaj do të kthehemi pranë jush”. 6 Kështu Abrahami mori drutë e sakrificës dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori në dorë të vet zjarrin dhe u nisën rrugës që të dy. 7 Dhe Isaku i foli atit të tij Abraham dhe i tha: “Ati im!”. Abrahami iu përgjegj: “Ja ku jam, biri im”. Dhe Isaku tha: “Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?”. 8 Abrahami u përgjegj: “Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën”. Dhe vazhduan rrugën të dy bashkë. 9 Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve. 10 Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin. 11 Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: “Abraham, Abraham!”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”. 12 Engjëlli i tha: “Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke”. 13 Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit. 14 Dhe Abrahami e quajti këtë vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kësaj dite thuhet: “Do të furnizohet mali i Zotit”. 15 Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha: 16 “Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke, 17 unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. 18 Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim”. |
Home »