Shenja e Ibrahimit (Pjesa 2) – Kur’ani | Shenja e Abrahamit (Pjesa 2) – Taurat |
Surat 37: 83-84,99-101 (The Saffat) 83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij. 84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër. … 99. Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” 100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! 101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm). | Zanafilla15:1-6 15 Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: “Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh”. 2 Po Abrami i tha: “Zot, Perëndi, çfarë do të më japësh, sepse unë jam pa fëmijë dhe trashëgimtari i shtëpisë sime është Eliezeri i Damaskut?”. 3 Pastaj Abrami shtoi këto fjalë: “Ti nuk më ke dhënë asnjë pasardhës; dhe ja, një i lindur në shtëpinë time do të jetë trashëgimtari im”. 4 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua duke i thënë: “Ai nuk do të jetë trashëgimtari yt, por ai që ka për të dalë nga të përbrendshmet e tua do të jetë trashëgimtari yt”. 5 Pastaj e çoi jashtë dhe i tha: “Vështro me kujdes qiellin dhe numëro yjet, në rast se mund t’i numërosh,” pastaj shtoi: “Kështu kanë për të qenë pasardhësit e tu”. 6 Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë. |
Home »