Kurani | Taurat |
(The Hud) Surat 11:25-48 Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!” (Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre! O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni. O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përze ata, kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)? Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar. Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!” Ai tha: “Atë ju sjell vetëm allahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!” Nëse përpiqem t’ju këshilloj, po qe se All-llahu don t’ju humb, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni. A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: “Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja”. E, Nuhut i qe shpallur: “Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ata”. E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur. Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: “Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!” Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm. E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo krijesëë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij. Dhe ai tha: “Hipni në rë, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti është që falë shumë, është mëshirues. Ajo lundron me ta nëpër valë si, e Nuhu e thirri djjalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip nashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!” Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë. 44. E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!” Nuhu e luti Zotin e vet, duke thënë: “O, Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është isaktë, ndërsa Ti je më idrejti i të drejtëve!” (Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!” (Nuhu) Tha: “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!” Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime, e pastaj do t’i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.… (الاعراف) 7: 59-64 59. Ne patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!” 60.Paria e tij tha: “Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!” 61(Nuhu) Tha: “O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!” 62“Unë ju kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!” 63.“A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t’ju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtonni!” 64. Po ata e përgenjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popul i verbër. | ZANAFILLA6-8 11 Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë. 12 Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij. 13 Dhe Perëndia i tha Noeut: “Kam vendosur t’i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t’i zhduk bashkë me tokën. 14 Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda. 15 Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë. 16 Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm. 17 Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur. 18 Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu. 19 Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t’i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër. 20 Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë. 21 Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata”. 22 Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar. 8 Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre. 2 Burimet e humnerës dhe kataraktet e qiellit u mbyllën dhe shiu nga qielli pushoi. 3 Dhe ujërat vazhduan të tërhiqeshin nga toka; dhe mbas njëqind e pesëdhjetë ditësh ishin pakësuar. 4 Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit. 5 Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë. Në muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u dukën majat e maleve. 6 Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë, 7 dhe nisi jashtë korbin, që vazhdoi të shkojë para dhe prapa, deri sa u thanë ujërat mbi tokë. 8 Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë në se ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës. 9 Por pëllumbi nuk gjeti dot vendin ku të mbështeste këmbën e tij dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës. 10 Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës. 11 Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur, të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka. 12 Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai. 13 Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë. 14 Dhe kështu në muajin e dytë, në ditën e njëzet e shtatë të tij, toka ishte e thatë. 15 Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë: 16 “Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty. 17 Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë”. 18 Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij. 19 Të gjitha kafshët, të gjithë rrëshqanorët, të gjithë zogjtë, gjthçka lëviz mbi tokë, simbas familjeve të tyre, dolën nga arka. 20 Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin. 21 Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: “Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. 22 Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata. |
Home »