Surja Al-Masad (Surah 111 – Fibra e Palmës) paralajmëron për Gjykimin flakërues në Ditën e Fundit.
Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.
(Al-Masad 111:1-5)
Surja Al-Masad paralajmëron se ne mund të humbasim. Edhe ata që kemi afër, si gratë tona, përballen me kërcënimin e dënimit në Ditën e Fundit të Gjykimit.
Pra, çfarë mund të bëjmë për t’u përgatitur për ekzaminimin e Allahut që i di të gjitha sekretet tona të turpshme?
Surja Al-Hadid (Surah 57 – Hekuri) na tregon se Ai ka dërguar Shenja për të na udhëhequr nga errësira e sekreteve tona të turpshme në Dritë.
Është Ai që i ka zbritur robit të Vet shpallje të qarta për t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Allahu është vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë me ju.
(Surah Al-Hadid 57:9)
Por ne jemi paralajmëruar se ata që kanë jetuar në errësirë do të kërkojnë furishëm për Dritën atë Ditë.
Atë Ditë, hipokritët dhe hipokritet do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni edhe ne që të marrim nga drita juaj”! Por atyre do t’u thuhet: “Kthehuni prapa e kërkoni tjetër dritë!” Dhe, ndërmjet tyre, do të vendoset një mur me portë: brenda saj ka mëshirë, kurse jashtë saj ka dënim.
“A nuk kemi qenë me ju?” – do të thërrasin ata. – “Po, – do t’u përgjigjen, – por ju e çuat veten në tundim, pritët, dyshuat dhe u mashtruat nga vetë dëshirat tuaja të kota, derisa arriti urdhri i Allahut, e djalli ju mashtroi për Allahun!
(Surah Al-Hadid 57:13-14)
Po sikur të mos kemi jetuar ashtu që të kemi Dritë atë Ditë? A ka shpresë për ne?
Profeti Isa el Masih a.s. erdhi për të na ndihmuar atë ditë. Ai foli qartë se Ai ishte ajo Dritë për ata prej nesh që janë në errësirë të turpshme që do të nevojitet në Ditën e Gjykimit.
Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”
13 Atëherë farisenjtë i thanë: “Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë.”
14 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj. 15 Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri. 16 Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi. 17 Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë. 18 Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua.”
19 Atëherë i thanë: “Ku është Ati yt?.”
Jezusi u përgjigj: “Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim.” 20 Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.
21 Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: “Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini.”
22 Prandaj Judenjtë thoshnin: “Mos don të vrasë veten, sepse thotë: “Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini”?.”
23 Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote. 24 Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja.”
25 Atëherë ata i thanë: “Kush je ti?.”
Dhe Jezusi u tha atyre: “Pikërisht atë që ju thashë. 26 Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës.”
27 Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin. 28 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.29 Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.” 30 Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
Gjoni 8: 12-30
Isa al Masih PBUH pretendoi autoritet të madh si “Drita e Botës”, dhe kur u sfidua ai iu referua “Ligjit”. Kjo është Teurati i Musait a.s. që profetizoi për ardhjen e tij dhe autoritetin e tij. Kjo u pasua nga Zaburët dhe profetët pasardhës të cilët parashikuan detaje të ardhjes së tij kështu që ne mund të dinim se ai kishte autoritetin që ai pretendonte. Cfare është ‘Biri i njeriut’ dhe çfarë donte të thoshte Isa al Masih me ‘kur të kesh ngritur lart Birin e njeriut’? Çfarë do të thotë të kesh ‘dritën e jetës’? Ne shikojmë këtë këtu. Bëjeni këtë sot, sepse në Ditën e Gjykimit do të jetë tepër vonë për të filluar të shikojmë atëherë, siç paralajmëron al-Hadid
Sot nuk pranohet prej jush kurrfarë shpërblese e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju; eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
(Al-Hadid 57:15)
Kështu e mbylli mësimin e tij Profeti Isa el Masih me këtë rast.
31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; 32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”
Gjoni 8:31-59
33 Ata iu përgjigjën: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: “Do të bëheni të lirë”?.”
34 Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit. 35 Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. 36 Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.” 37 “Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju. 38 Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj.”
39 Ata, duke u përgjigjur, i thanë: “Ati ynë është Abrahami.”
Jezusi u tha atyre: “Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit; 40 por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri. 41 Ju bëni veprat e atit tuaj.”
Prandaj ata i thanë: “Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë.”
42 Atëherë Jezusi u tha atyre: “Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar. 43 Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time. 44 Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës. 45 Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni. 46 Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni? 47 Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë.”
48 Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: “A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?.”
49 jezusi u përgjigj: “Unë s’kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni. 50 Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon. 51 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë.”
52 Pra Judenjtë i thanë: “Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: “Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë”. 53 Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?.”
54 Jezusi u përgjigj: “Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s’është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj. 55 Por ju ende s’e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij. 56 Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua.”
57 Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?.”
58 Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.” 59 Atëherë ata morën gurë, që t’i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.